Rreth nesh

Projekti “Bazë ligjore dhe mekanizma funksional për një qeverisje të mirë” është një iniciative e përbashkët e Institutit Demokratik te Kosovës dhe Lëvizjes FOL qe  është përkrahur nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme (ISC) dhe USAID dhe ka për qëllim që të bëjë:

Promovimin e dialogut mes shoqërisë civile dhe  institucioneve qeveritare dhe avokim për nismat legjislative  të duhura në funksion të parandalimit dhe mënjanimit efektiv të dukurive të ndikuara nga korrupsioni.

Monitorimin e implementimit të  ligjeve dhe informimin e qytetarëve për përgjegjshmërinë e zyrtarëve të zgjedhur, transparencën e institucioneve qeveritare dhe politike. Për këtë qëllim KDI dhe Lëvizja FOL, si realizues të këtij projekti kanë analizuar dy ligjet e pakos anti-korrupsion siç është: ligji për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe ligjin për financimin e partive politike për të cilat ligje ka nxjerrë edhe rekomandime konkrete.

Misioni i Institutit Demokratik te Kosovës (KDI):
Misioni i KDI është të mbështesë zhvillimin e demokracisë duke fuqizuar qytetarët dhe sektorin joqeveritar për të ndikuar në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve qeveritare dhe përmirësimit të efikasitetit të këtyre institucioneve përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

Vizioni i i Institutit Demokratik te Kosovës (KDI):
KDI synon të jetë një organizatë rajonale me ndikim në proceset politike përmes ofrimit të asistencës në procesin e demokratizimit.

Kontakto KDI:

“Rexhep Luci” 1/1 – 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel. +381 (0) 38 248 038
E-mail: info@kdi-kosova.org;  ueb: kdi-Kosova.org

Vizioni i Lëvizjes FOL:
Vizioni i Lëvizjes FOL është që Qytetaret e Kosovës janë pjesëmarrës aktive në procesin vendimmarrës dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së bashkësisë së tyre dhe janë kërkues të llogarisë nga zyrtaret e zgjedhur .

 

Misioni i Lëvizjes FOL:
Lëvizja FOL është organizatë jo-qeveritare që promovon lirinë e fjalës dhe angazhohet për mirëqeverisje, qytetari aktive si dhe zhvillim të kulturës së debatit.  Në arritjen e këtyre qëllimeve FOL do të përqendrohet në hulumtime dhe fushata advokimi, në rrjetëzime si dhe në mobilizim.  

Kontakto Lëvizjen FOL:

Rruga “UCK” 46/5, 10000 Prishtinë,

Mob:  +377(0) 44 131 542

ueb: fol-08.org  E-mail: info@fol-08.org

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


%d bloggers like this: