Përmbledhje

KDI dhe Levizja FOL jane duke e iplementuar  projektin

“ Bazë ligjore dhe mekanizma funksional për një qeverisje të mirë”

 

Ky projekt është përkrahur nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme (ISC) dhe USAID  

Projekti ka për qëllim që të bëjë:

Promovimin e dialogut mes shoqërisë civile dhe  institucioneve qeveritare dhe avokim për nismat legjislative  të duhura në funksion të parandalimit dhe mënjanimit efektiv të dukurive të ndikuara nga korrupsioni.

Monitorimin e implementimit të  ligjeve dhe informimin e qytetarëve për përgjegjshmërinë e zyrtarëve të zgjedhur, transparencën e institucioneve qeveritare dhe politike.

Për këtë qëllim KDI dhe Levizja FOL, si realizues të këtij projekti kanë analizuar dy ligjet e pakos anti-korrupsion siç është: ligji për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe ligjin për financimin e partive politike për të cilat ligje ka nxjerrë edhe rekomandime konkrete.  

Qëllimi i kësaj broshure është që: t’i  informoj zyrtarët e zgjedhur, shoqërinë civile dhe qytetarët për përmbajtjen e këtyre ligjeve dhe të hap një diskutim me ta, për të evidentuar mangësitë  e këtyre ligjeve , të cilat e pamundësojnë transparencën dhe zbatueshmërinë e  plotë të tyre.

Ligji për Financimin e Partive Politike

 

Ligji për Financimin e Partive Politike është pjesë e pakos legjislative kundër-korrupsionit që do të duhej të miratohej kohë më parë, mirëpo pa-arsye(përveç atyre politike) ky ligj është penguar të procedohet për aprovim. Çështja e financimit të partive politike në Kosovë, e në veçanti mungesa e transparencës së burimeve të financimit të fushatave të tyre zgjedhore prezanton një shqetësim të madh në luftën kundër korrupsionit. Kur mungojnë mekanizmat dhe institucionet të cilat do të siguronin llogaridhënie dhe transparencë të financimit të partive politike, fushatat zgjedhore mund të shndërrohen në një instrument për shpërlaje të parave, siç ka ndodhur në Bosnja dhe Hercegovina, El Salvadori dhe Haiti. Ligji për financimin e partive politike duhet të përmbushë disa kritere në kapacitetin e parimeve: Parimi i parë është gjithë-përfshirja që nënkupton se të gjitha burimet relevante duhet të mbulohen nga politika e deklarimit. Publiku duhet të jetë në gjendje që qartë të identifikoj të gjitha kontributet individuale të bëra nga donatorët dhe partitë, përfshirë edhe emrin e kontribuuesit. Parimi tjetër është besueshmëria: shteti përmes kontrollit duhet të siguroj se raportimet e partive politike janë të besueshme.   

Raportimi për çështjet e financimit të partive politike duhet të bëhet sa më herët që është e mundshme pasi që të kompletohet transaksioni, pasi që koha jep mundësi për manipulim. Çdo informatë që ofrohet gjatë fushatës së zgjedhjeve duhet t’i ofrohet menjëherë qytetarëve.  Të kuptueshme: informata duhet të prezantohet në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme.  Të qasshme: Të dhënat nuk duhet të jenë të gatshme vetëm sipas kërkesës, por të deklaruara aktivisht përmes kanaleve të ndryshme, teknologjitë moderne të informimit u mundësojnë agjencive shtetërore të zbatojnë raportime automatike dhe monitorim.   
 
 
Rekomandimet për ligjin e financimit të partive politike të përgatitura nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Lëvizja FOL. 

Për t’i dorëzuar: Kuvendit të Republikës së Kosovës – Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi 

  1. Ligji për Financimin e partive politike, të jetë i gatshëm para zgjedhjeve lokale.
  2. Të parashikohet me ligj që fondet e partive politike të bëhen publike. 
  3. Brenda ligjit duhet të parashihet raportimi i financave të partive politike ku duhet të deklarohen  asetet (pasuritë), të hyrat, shpenzimet, dhe kjo të bëhet në mënyrë të rregullt.
  4. Të shqyrtohet financimi i partive politike edhe jashtë Parlamentit, por kjo të kushtëzohet me kthimin e mjeteve në rast se partitë nuk arrijnë të hyjnë në Parlament.
  5. Mjetet financiare të ndahen në bazë të votave.
  6. Në ligj të parashihen mekanizma të fuqishëm dhe të pavarur të mbikëqyrjes së financave të partive (ZAG, KQZ).
  7. Degët e partive politike – duhet të kenë numrin e xhirollogarisë, si dhe të marrin përgjegjësitë për donacionet (kryetari, sekretari).
  8. Donacionet dhe donacionet gjatë fushatave elektorale duhet të sanksionohen dhe limitohen me ligj.
  9. Të ketë limitim – kufizim te shumës maksimale të mjeteve të shpenzuara për fushate për një parti.

 
 
Rekomandimet  nga tryeza e diskutimit me shoqërinë civile dhe partitë politike në Ferizaj dhe Gjilan me 2 dhe 14 Tetor 2009 për Ligjin për Financimin e Partive Politike:  

  1. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të bëjë monitorimin e shpenzimeve të Partive Politike gjatë fushatave zgjedhore 
  2. Të përkufizohet shpërndarja e buxhetit të partive politike nga financimi i buxhetit publik në mënyrë që të përfshihen degët e partive politike 
  3. Harmonizimi i ligjit për financimin e partive politike me ligjin për financa dhe në veçanti me ligjin për Partitë Politike 
  4. Të rishikohen masat disiplinore ndaj shkelësve të sanksioneve të përcaktuara me ligj 
  5. Të caktohet adresa e gjykatave që janë bartëse të interpretimeve për ligjit 
  6. Të përcaktohen edhe Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme nga partitë politike 
  7. Të shqyrtohen aspektet e financimit të fushatës zgjedhore nga parat e taksapaguesve 
  8. Të rregullohen nocionet juridike të cilat kanë mangësi dhe krijojnë keqkuptim 
  9. Shoqëria civile të përfshihet në grupet punuese gjatë hartimit të ligjit
  10. Të parashikohen gjoba më të ashpra për partitë politike të cilat nuk i përmbahen ligjit
  11. Të precizohet institucioni përgjegjës që shqipton sanksionet
  12. Të qartësohet se kush duhet ta mbikëqyr fondin për mbështetje të partive politike
  13. Terminologjia e përdorur në projektligj, të qartësohet
  14. Të qartësohet institucioni përgjegjës që partitë politike duhet t’i japin llogari
  15. Te parashihet qartësisht institucioni ku partitë politike duhet të deklarojnë të hyrat 
  16. Te qartësohet institucioni ku duhet të bëhet publikimi i raportit financiar i partive politike

Ligji për Deklarimin dhe Kontrollin e pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar në parim Ligjin për Deklarimin dhe Kontrollin e pasurisë së Zyrtareve të Lartë Publik. Ligji në përmbajtjen aktuale nuk vendos një rol hetues të pasurisë për Agjencinë Kundër Korrupsionit, por krijon një rol administrativ shumë të dobët për agjencionin. Ligji për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë është i kotë nëse nuk do të ketë transparencë dhe qasje për publikun në këto të dhëna dhe nëse Agjencioni nuk do të hetoj, por vetëm të procedoj dokumente, si një postier. Në ligj thuhet se secili qytetar ose entitet ka të drejtë që në përputhje me ligjin mbi qasjen në dokumente zyrtare dhe bazuar në kërkesë të paraqitur me shkrim në Agjenci, të ketë qasje në regjistër, më vonë një nen tjetër thotë se të dhënat që mbahen në regjistër mund të përdoren dhe procedohen tutje vetëm për qëllime të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit. Pa dyshim, që ky nen do të përdoret nga Agjencia në të ardhmen për të arsyetuar mos publikimin e pasurisë së zyrtareve të lartë publik ashtu siç ka bërë në të kaluarën. Në një nen tjetër të këtij ligji thuhet se publikimi në media i informacioneve që mbahen në regjistër është i lejuar, vetëm më kusht që të publikohet e tërë deklarata. Në parim, ky kufizim nuk tingëllon keq, mirëpo frikësohemi se ky nen do interpretohet në mënyra më komplikuar të mundshme. Formularët dhe materialet mbi pasurinë e një personi të lartë publik duhet të publikohen në internet dhe në gazetat ditore. Ky do të ishte një gjeste i jashtëzakonshëm (për rrethanat e Kosovës) i dëshmisë për vullnetin e Parlamentit që të luftoj korrupsionin.   

Mangësia tjetër e ligjit ka të bëjë me  rrethin e zyrtarit të lartë publik ku futën vetëm bashkëshortja dhe fëmijët e Zyrtarit të Lartë Publik. Këtu kemi një rast sikurse në Rusi, ku Kryetari i vendit duhet të deklaroj pasurinë, por jo edhe familja e tij.  Rrethi duhet të zgjerohet duke përfshirë kështu partneri-ja jashtëmartesor apo fëmije i birësuar me të cilin bashkëjeton Personi Zyrtar i Lart (PZL) ose edhe vëllezërit dhe motrat. Ligji duhet obligoj kryetarët,  kryesitë e partive politike si dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike që gjithashtu të deklarojnë pasuritë e tyre. Ligjit duhet të shpërsoj masat për ata zyrtar që nuk deklarojnë pasurinë.  

Rekomandimet nga KDI dhe Levizja FOL për Ligjin e deklarimit dhe prejardhjes së pasurisë së zyrtarëve publik të lartë

Dorëzuar: Kuvendit të Republikës së Kosovës – Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi 

Data: 27 Korrik 2009, Prishtinë  

  1. Pasuria e personave zyrtar të lartë të bëhet publike dhe e qasshme per publikun .
  2. Publikimi i pasurisë së Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Ministrave dhe Zëvendësministrave dhe kjo të behet në ueb faqe të AKK-së dhe ne gazetën zyrtare.
  3. Deklarimi i pasurisë të behet edhe nga ana e funksionarëve të lartë si drejtoret e ndërmarrjeve publike, funksionarë të partive politike, siç janë Kryetari dhe Kryesia e partisë.
  4. Është detyre e çdo zyrtari publik që ta informoj  AKK-në në një afat kohor prej 15 ditësh, për çdo ndryshim në të ardhurat e tij mujore që tejkalojnë vlerën prej 3000 euro.
  5. Të specifikohet se si AKK-ja duhet të bëjë hulumtimin e prejardhjes së pasurisë, kontrollin dhe verifikimin e pasurive.
  6. Të zgjerohet përcaktimi i “anëtarëve të familjes”, ku përpos bashkëshortit/ës dhe fëmijëve, të përfshihet partneri-ja jashtëmartesor apo fëmije i birësuar me të cilin bashkëjeton PZL.
  • Të përcaktohet që personat zyrtar të lartë; të deklarojnë edhe pasurinë që kanë jashtë vendit. Ku  përfshihet; pasuria e paluajtshme, të hyrat vjetore, para të gatshme, pasuri të luajtshme me vlerë të madhe (më shumë se 3000 euro),  zotërimin e aksioneve në shoqëri komerciale, letra me vlerë, borxhet, garancitë e ndërmarra dhe detyrimet tjera.
  • Leave a Reply

    Fill in your details below or click an icon to log in:

    WordPress.com Logo

    You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

    Twitter picture

    You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

    Facebook photo

    You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

    Google+ photo

    You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

    Connecting to %s


    %d bloggers like this: